E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

12 për qind e popullsisë e prekur me diabet

Shkup, 13 nëntor – Shoqata për mbrojtjen dhe edukimin e personave me diabet-“BUV”, në prag të shëmimit të Ditës botërore të diabetit(sot), thotë se janë ndërmarrë masa për të parandaluar dhe reaguar si dhe të rritur ndërgjegjësimin e popullatës për diabetin. Diabeti është një gjendje shëndetësore që prek individin, shoqëritë, qytetet dhe vendet e botës. Sipas analizave më të fundit të Federatës Ndërkombëtare të Diabetit, vlerësohet se rreth 8.8 për qind e popullsisë së rritur ka diabet, nga të cilat 95 për qind llogariten si të sëmurë me diabet të tipit 2. Numri i njerëzve me diabet rritet në mënyrë dramatike nga viti në vit, kështu që mendohet se deri në vitin 2040 numri i rasteve nga niveli aktual prej 415 milionë, do të rritet në 642 milionë të prekur. Kjo rritje është e lidhur me rritjen ekonomike, plakjen e popullsisë, ndryshime në dietë dhe zvogëlimin e aktiviteteve fizike. Deri më tani, rreth 54 për qind e të gjithë njerëzve jetojnë në qytete dhe deri në vitin 2050 konsiderohet se 66 për qind e popullsisë së botës do të jetojë në qytete. Të jetosh në një zonë urbane ndikon në jetën e njerëzve dhe është i lidhur me ndryshimet në zakonet e të ngrënit, aktivitetin fizik dhe detyrave. Sot dy të tretat e të gjithë njerëzve me diabet jetojnë në qytete. Përveç kësaj, ka një tendencë për urbanizim, popullsia e botës është gjithashtu duke u bërë më e vjetër. Vlerësohet se përqindja e njerëzve mbi 65 vjeç nga 8 për qind sa është tani, deri në vitin 2050 do të dyfishohet dhe do të arrijë në 16 për qind. Një nga faktorët kryesorë për pandeminë e diabetit të tipit 2 është mbipesha dhe konsiderohet se një përqindje e lartë prej 80-90 për qind e njerëzve me diabet të tipit 2 janë me mbipeshë. Diabeti është i lidhur me shumë shtrenjtime për të trajtuar komplikimet. Ndërsa këto komplikime mund të parandalohen apo të shtyhet me vëmendje të kujdesshme, megjithëse shumë pak njerëz arrijnë rezultatet e dëshiruara. Është vlerësuar se në të gjithë botën, vetëm pak më shumë se 6 për qind e njerëzve me diabet kanë arritur rezultatet e dëshiruara, informojnë nga Shoqata.

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm