E shtunë, 24 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

122 të vdekur në aksidente, 25 janë këmbësorë

Shkup, 16 nëntor – Avancimi i sigurisë së këmbësoreve në komunikacion dhe ulja e viktimave në rrugë ka për qëllim tryeza e sotme e rrumbullakët “Këmbësorët dhe siguria e tyre në komunikacion”, në organizim të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve (KRSKRR). Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Oliver Andonov, shkruan gazeta KOHA, në fjalimin e tij tha se për fat të keq numri i viktimave në fatkeqësitë e komunikacionit në Maqedoni është i madh dhe në nëntë muajt e parë të vitit ka 122 viktima, prej të cilëve 25 ose një e katërta janë këmbësorë, që është një nga motivet për organizimin e tryezës së tillë të rrumbullakët. “Ministri i Punëve të Brendshme së bashku me KRSKRR-në, Qeverinë dhe të gjitha institucionet e tjera dhe organizatat në pajtim me planet aksionare do të qëndrojë e përkushtuar në uljen e numrit të të pësuarve në fatkeqësitë e komunikacionit, posaçërisht këmbësorëve. Në këtë drejtim MPB-ja merr aksione për sanksionimin e kundërvajtjeve, por edhe kombinimin e masave parandalues-edukative për veprim mbi vetëdijen r pjesëmarrësve në komunikacion. Masat represive jo gjithmonë kontribuojnë drejtë rezultateve dhe nevojitet të ndërmerren shumë aktivitete drejt të gjithëve kategorive të qytetarëve për uljen e pasojave. Megjithatë, siguria në komunikacion është përgjegjësi personale për secilin prej nesh si individ”, tha Andonov. Ai theksoi se Maqedonia me ligjin e ri për siguri në komunikacion krijoi kushte për uljen e numrit të fatkeqësive në komunikacion në të cilat marrin pjesë këmbësorë, posaçërisht me uljen e shpejtësisë së lëvizjes në vendbanime prej 60 në 50 kilometra në orë.  Traumotologu Viktor Kmailovski, tha se lëndime më të shpeshta te këmbësorët në fatkeqësitë e komunikacionit janë thyerjet e ekstremiteteve të poshtme, si dhe lëndimet e rënda krano-cerebrale në pjesën e kokës nga goditjet e përsëritur, për arsye është shumë e rëndësishme konkluzionet nga tryeza e sotme e rrumbullakët të zbatohen me qëllim të uljes të numrit të pacientëve. (O.Xh)

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm