FBI nuk ka gjetur prova të kriminalitetit në emailet e kandidates demokrate Hilary Klinton. Si pasojë, FBI ka vendosur që të mbyllë hetimet nga saj. Në një letër drejtuar anëtarëve të kongresit, drejtori i FBI-së, James Corney bëri me dije se agjencia kishte shqyrtuar çështjen dhe nuk kishte gjetur asgjë që kompromentonte Klintonin. Rihapja e hetimeve nga FBI disa ditë më parë pati një impakt të madh te publiku amerikan, Rivali i saj Donald Tramp e përdori si një pikë të fortë kundër Klintonit. Nga ana tjetër, Klinton ka deklaruar herë pas here se nuk ka asgjë për të fshehur.
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër