E mërkurë, 26 Mars, 2025
11.8 C
Skopje

27 sekonda lojë, Atletico ndëshkon Real Madridin

Atletico Madridi e ka nisur për mrekulli ndeshje e dytë përballë Real Madridit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë në Santiago Bernabeu kishte përfunduar 2-1 për Los Blancos, por sonte u shënua goli i barazimit për 27 sekonda.

Conor Gallagher ishte në vendin e duhur, kur ndëshkoi Real Madridin për të barazuar rezultatin e përgjithshëm në 2-2.

Rodrigo de Paul ishte në rolin e asistuesit, duke e shërbyer shumë mirë mesfushorin anglez.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm