E diel, 19 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

3 lojtarët që do Guardiola te City nga ky muaj

Manchester City po rritur në mënyrë të ndjeshme presionin për të sjellë 3 lojtarë në skuadër gjatë merkatos së janarit. Sipas “Sky Sports” kampionët e Anglisë kërkojnë të paktën tri përforcime, që sipas trajnerit Pep Guardiola janë të rëndësishëm për të dalë nga kriza.

Abdukodir Khusanov

Mediat konfirmojnë se “citizens” kanë bërë një ofertë për mbrojtësin e Lens. Oferta besohet të jetë me vlerë rreth 50 milion euro. City ka shtuar ndjeshëm interesin për 20-vjeçarin nga Uzbekistani, ndërkohë që negociatat janë ende në vijim.

Vitor Reis

Orët e fundit u përfol për një marrëveshje në parim mes Manchester City dhe ekipit brazilian të Palmeiras, ku luan 18-vjeçari. Një kosto me vlerë 20 milionë euro për këtë transferim, që mund të finalizohet në fund të muajit.

Omar Marmoush

City pritet t’i bëjë një ofertë konkrete Eintracht Frankfurt për të mbyllur një marrëveshje për sulmuesin egjiptian. Marmoush ka rënë dakord në parim që t’i bashkohet City, por negociatat janë të lehta. Skuadra e Bundesligës shpreson për një tarifë prej 80 milionë eurosh.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm