Shkup, 17 nëntor – Përfundimisht me 31 tetor gjendja e rezervave bruto devizore është 2.729.000.000 euro, që paraqet rritje prej 30 milionë euro krahasuar me fundin muajit tetor të vitit 2015. Këtë e bën të ditur Banka Popullore e Maqedonisë ( BPM ) në raportin e saj më të ri. Saldoja e rezervave bruto devizore në 31 tetor të vitit të kaluar kapte shifrën prej 2.699.000.000 euro. Pjesën më të madhe të rezervave devizore e përbëjnë letrat me vlerë dhe at 2.154.100.000 euro. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar vlera e letrave me vlerë ishte me e lartë për 10.8 milion euro. Ndërkohë sipas raportit të fundit të BPM –së në fund të muajit tetor të këtij viti Maqedonia disponon me valuta të huaja në vlerë prej 312.100.000 euro, derisa një muaj më parë rezervat devizore në valuta të huaja kishin vlerën prej 270.400.000 euro apo 41.7 milion euro më pak. Njëherit përveç rritjes së rezervave devizore rritje ka edhe te rezervat e arit dhe përfundimisht me muajin tetor vlera e rezervave të arit kap shifrën prej 258.000.000 euro apo 30 milion euro më shumë ari se sa në muajin tetor të vitit 2015 kur rezervat e arit kapnin shifrën prej 228.000.000 euro. „Rritja tek rezervat devizore rrjedh nga transaksionet në llogari të shtetit dhe të hyrat nga investimi i rezervave devziore, ndërsa në drejtim të kundërt kanë ndikuar shitja e devizave nga ana e BPRM në tregun devizor dhe ndryshimet negative valutore dhe ndryshimi i çmimit të arit“ , thuhet në raportin e fundit të BPM-së… Ndërkaq sa i përket planifikimit të kthimit të huazimeve nga rezervat devizore që shteti i ka realizuar në tregun e brendshëm për nëntë të muajt e parë të këtij sipas raportit të BPM-së borxhi i përgjithshëm në valuta devizore, letra me vlerë dhe depozita është 482 milion euro… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara