E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

30 milionë euro rrezikojnë të shkojnë dëm

Shkup, 9 nëntor – Pavarësisht investimeve dhjetëra milionëshe që janë bërë për pajisjen e institucioneve me laboratorë dhe mjete për kërkime shkencore, Maqedonia prapë se prapë mbetet një vend pa perspektivë për shkencëtarët, respektivisht për ata që synojnë ti përkushtohen kërkimit shkencor. Me nivel tepër të ulët të investimeve për shkencë, pa alternativa që do të motivonin punën shkencore dhe mbi të gjitha – pa një Strategji përkatëse, duket se do të shkojnë dëm edhe ato 30 milionë euro që janë harxhuar në kuadër të projektit për pajisjen e institucioneve me laboratorët shkencore. “Në vend që të krijohet një Qendër analitike dhe të gjitha këto pajisje, të cilat kanë kushtuar 30 milionë euro të vendosen në një vend, u bë shpërndarja e atyre laboratorëve dhe pasjeve gjithandej”, vëren Bashkim Ziberi, udhëheqës i zyrës për shkencë dhe inovacioneve në Universitetin e Tetovës. Ziberi, që ka një bagazh të pasur në fushën e kërkimeve shkencore të fizikës (rreth 30 publikime në revistat me faktorin e impaktit dhe 100 pjesëmarrje në konferenca dhe tryeza shkencore) dhe përvojë në punë kërkimore në Universitetin e Lajpcigut, konsideron se me shpërndarjen e laboratorëve dhe pajisjeve për kërkime shkencore u bë një gabim i madh, pasi pasojat… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm