E premte, 4 Tetor, 2024
17.8 C
Skopje

350 milionë euro në sezon nuk mjaftuan, gati oferta e re për Vinicius

Arabia Saudite nuk heq dorë nga Vinicius Junior dhe në 2025-ën duket se do të vijë një ofertë e re marramendëse për brazilianin.

Kohët e fundit, ylli i Real Madrid refuzoi një ofertë prej 350 milionë euro në sezoni nga Saudi Pro League, por zgjodhi të qëndrojë te Los Blancos.

Kjo ndodhi për shkak se sulmuesi dëshiron të fitojë Topin e Artë dhe konsiderohet si favorit për të siguruar çmimin prestigjioz, sipas brazilianes Globo.

Megjithatë, Saudi Pro League, që mbështete nga Fondi i Investimeve Publike (PIF), është e vendosur të paraqesë një ofertë të re verën e ardhshme, me synimin për ta bërë lojtarin edhe ambasador të Kupës së Botës 2034.

Kjo lëvizje strategjike synon të shfrytëzojë ndikimin e Vinicius brenda dhe jashtë fushe, duke rritur edhe profilin global të Arabisë Saudite në sport.

Pavarësisht planeve të mëdha, asnjë ofertë zyrtare nuk i është bërë Vinit ose Real Madrid-it. Gjithsesi, pakte 1 miliard euro për lojtarin mbetet në fuqi dhe sauditët janë të gatshëm të negociojnë me përfaqësuesit e sulmuesit.

Bisedimet pritet të përfshijnë edhe nisma sociale dhe edukative që do të kenë lidhje me institutin e Vinicius, gjë që tregon se sauditët duan të kenë një bashkëpunim përtej futbollit.

Për Vinicius janë në garë shumë klube të Saudi Pro League, duke përfshirë edhe ato që zotërohen nga PIF Al-Ahli, Al-Hilal, Al-Ittihad, and Al-Nassr.

Al Hilal ishte në “pole position” këtë verë, por gara duket se do të mbetet e hapur edhe për skuadra të tjera.

Pavarësisht nga kjo, marrëveshja nuk do të jetë aspak e lehtë për t’u arritur dhe të dyja palët i pret një proces i gjatë negociatash me Real Madrid që do të rezistojë derisa nuk do të jetë paguar kaluzola prej 1 miliard e lojtarit.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm