E hënë, 17 Mars, 2025
15.8 C
Skopje

4 të lënduar nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Sot rreth orës 15:00, ka ndodhur një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova, në drejtimin Suharekë-Duhël

Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici, Daut Hoxha, ku njoftoi se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar 4 persona.

Hoxha bëri të ditur se në aksident është përfshirë një veturë e tipi audi A3 dhe një kamionetë.

“Ju konfirmoj se sot, rreth orës 15:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë – Duhel, në kilometrin 41, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve:

  1. Audi A3, ngjyrë e zezë, me targa vendore, dhe 2. Kamionetë Mercedes, ngjyrë e gjelbër, mercedes.

Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje per te kryer hetimet për shkaqet e aksidentit”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.

Ndërsa, Policia e Kosovës bënë apel që të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shtojnë kujdesin, veçanërisht në autostrada dhe rrugë me frekuentim të lartë. .(IndeksOnline)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm