E mërkurë, 9 Korrik, 2025
22.8 C
Skopje

500 euro pagë për jetë modeste

Qefser ABDYLI

Rroga mesatare duhet të jetë të paktën 500 euro që qytetarët të mund të kenë jetë solide dhe të holla të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet themelore të jetesës, shkruan gazeta KOHA në numrin e sotëm. Sipas statistikave të fundit nga Lidhja e sindikatave, një familjeje katër anëtarësh për mbijetesë mujore  i nevojiten 32. 263 denarë, ose rreth 520 euro. Shumica e parave shkon për ushqim, pije dhe mirëmbajtje në shtëpi, domethënë rreth 24 mijë denarë. Në shumë hyjnë shpenzimet e kujdesit, pastaj transporti, veshjeve dhe këpucëve, kulturës dhe përkujdesit shëndetësor. Paga mesatare në vend është 22. 294 denarë, por shumica e punonjësve nuk kanë të njëjtat të ardhura të larta. Qytetarët thonë se të ardhurat nga pagat dhe pensionet shkojnë për fatura apo ushqime, kurse për shpenzimet tjera nuk kanë para. “Varet se ku punon pasi kjo është shumë e rëndësishme. Cilat janë të ardhurat e dy anëtarëve të familjes dhe fëmijëve si dhe cilat janë shpenzimet e tyre. Çdoherë ka shpenzime shtesë në muaj për fëmijët sa i përket shkollimit apo për studimet e tyre. Pra, kjo nuk është e mjaftueshme dhe është për turp mesatarja e të ardhurave mujore që i kemi në Maqedoni. Kjo që ndërtohet rreth nesh, të gjithë duhet të kapim kokën me dorë, për shkak se po harxhohen para nga buxheti. Unë dua që standardi të jetë 500 apo 600 euro mesatarisht, si në Slloveni dhe Kroaci, dhe atëherë le të ndërtohet”, thotë një qytetarë i anketuar, i cili nuk dëshirohen ti bëhet publik emri. “Standardi është asnjëfarë. Me tetë mijë denarë në shtëpi jetojmë tre vetë. Çfarë të paguajmë më parë me rrymën, ujin, apo telefonin, për të ngrënë s’na ngelet gjë”, theksoi një e anketuar tjetër. Shifrat e tregojnë realitetin dhe vërtetojnë se Maqedonia është njëra ndër vendet më të varfra në Evropë, thotë ish-ministri i Financave  Xhevdet Hajredini. “Treguesi më i saktë për këtë janë këto të dhëna. Sado që dikush dëshiron që në formë të propagandës përpiqet të tregojë  zhvillime pozitive në Maqedoni, ky tregues i mposht të gjithë. Populli maqedonas asnjëherë nuk kanë qenë i pasur, por me mentalitet të të varfrit. Gjinden si munden dhe luftojnë për ekzistencë në mënyra të ndryshme”, ka Hajredini për Evropën e lirë. Ai shton se varet nga qytetarët se çfarë nënkuptojnë me jetë të mirë, nëse kanë të holla të mjaftueshëm për ushqim apo pije, atëherë të ardhurat janë të mjaftueshme, por për nevojat tjera duhet të kenë minimum nga 400 deri në 500 euro. “Një jetë e mirë është një term i gjerë. Nëse dikush me këtë nënkupton të ketë para për ushqim apo pije, atëherë ajo do të mundë të mbijetoj edhe me 15 deri 17 mijë denarë. Nëse doni diçka më shumë që është e nevojshme për jetesë, këtë nuk mund t’ia lejojë vetes pa 25-30 mijë denarë”, thekson Hajredini. Shporta e harxhimeve është për një familje që jeton në apartament prej 50 metra katrorë dhe nuk posedon makinë. Në përllogaritje nuk janë përfshirë shpenzimet për pushim veror dhe pushimit dimëror, por as daljet në kafene apo restorante.

 

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm