E premte, 18 Prill, 2025
15.8 C
Skopje

6-vjeçari adhurohet si Perëndi

Një 6-vjeçar është duke u adhuruar si rimishërim i një Zoti hindu nga banorët e zonës. Për shkak të gjendjes  shëndetësore, fëmija ka një ballë të zgjeruar dhe sy të ngushtë. Pranshu nga Jalandhar i shtetit Punjab të Indisë, ka lindur me një defekt dhe nuk është në gjendje që të ecë. Banorët e zonës besojnë se ai është një fëmijë hyjnor dhe rimishërimi i zotit Ganesha. Ganesha, përshkruhet si një kokë elefanti në një trup njeriu. Është zoti fatit të mirë që siguron prosperitet, fat dhe sukses. Djali adhurohet nga njerëzit, përfshi edhe mësuesit e tij, të cilët përkulin kokat përpara tij. Ai takohet me turmën e njerëzve jashtë tempullit që ndodhet afër fshatit të tij çdo të premte. Jaswinder, një banor zone që vjen për të parë djalin 6–vjeçar thotë: “Njerëzit vinë që të shohin Pranshu dhe ata besojnë që ai është rimishërimi i Ganesha-s. Unë gjithashtu bëj të njëjtën gjë”. Babai i Pranshu-së, Kamlesh, gjithashtu beson se djali i tij është një Zot. Ai tha:-“ Gjithashtu edhe unë e adhuroj atë si banorët e tjerë. Trupi i tij i vogël ngjan si Ganesha. Ai bekon çdokënd. Njerëzit që e takojnë u plotësohen dëshirat. Ai shkon në shkollë çdo ditë dhe kur njerëzit shohin djalin tim, e mirëpresin me lule”. Pranshu thotë:-“Unë ngjaj si Ganesha dhe njerëzit nuk e dinë emrin tim të vërtetë. Mësuesit më adhurojnë mua dhe shokët e klasës nuk më tallin mua dhe besojnë se jam Ganesha e rimishëruar. Jam i lumtur që njerëzit me thërrasin mua Genash”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm