I sapo zgjedhuri në krye të Amerikës, Donald Trump ka shpenzuar tri dekadat e fundit të jetës së tij në New York. Ai ende dëshiron që të shpenzojë shumicën e kohës së tij në shtëpinë e tij në New York. Këshilltari i tij tha për New York Times, se Trump dëshiron që të kalojë fundjavën ose në Trump Tower, ose në fushën e tij të golfit në Florida. Përgjatë kampanjës elektorale ai ka bërë disa orë fluturime në orët e vona, vetëm e vetëm që të mund të zgjohej në Trump Tower. Si dhe tani është duke biseduar më këshilltarin e tij se sa net në javë ai ka mundësi ti kalojë në Shtëpinë e Bardhë pasi ai ka shprehur dëshirën që të vazhdojë jetën e tij ashtu siç e ka pasur deri para zgjedhjes president. Zonja e parë, Melania Trump po pret që të zhvendoset në Washington. Por, djali i tyre 10 vjeç , Barron, është në shkollë në New York dhe mbetet ende e paqartë se çka ata do vendosin. Familja Obama u shpërngul në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2009, në ditën e betimit të Barack Obama si president i vendit. Shumë komentues në rrjete sociale e panë këtë si papërgjegjësi të Trumpit, apo si dëshmi që ai as nuk e ka idenë se çfarë barre në të vërtetë ai mbanë mbi supe.
Artikuj të ngjajshëm

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër