KOHAKOHAKOHA
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Reading: A do të ketë sukses aleanca e të dëbuarve?
Share
Font ResizerAa
KOHAKOHA
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
  • Sport
  • Video
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Forum

A do të ketë sukses aleanca e të dëbuarve?

23.09.2023
Share
SHARE

Dhe çfarëdolloj mbështetje që janë në gjendje të ofrojnë Bjellorusia, Eritrea, Siria ose Mali, kjo nuk do ta ndihmojë dot Kremlinin që të arrijë synimet e “operacionit të tij special ushtarak” në Ukrainë. Megjithatë, këta udhëheqës të izoluar, do të thellojnë bashkëpunimin midis tyre, të nxitur nga dëshpërimi, gjë që do të sjellë rreziqe të reja për stabilitetin rajonal dhe rendin global. Për shembull, në rast se Rusia i siguron Koresë së Veriut teknologjitë që i nevojiten për të çuar përpara programet e saj raketore ose bërthamore, kjo do të ketë pasoja për sigurinë e Azisë Verilindore

 

Nga Carl BILDT

Presidenti rus Vladimir Putin, kishte arsye të forta për ta pritur diktatorin koreano-verior. Kim Jong-un në Vostoçni, bazën e re ruse të lëshimeve të anijeve kozmike në Siberinë Lindore. Për shkak të luftës së tij të paligjshme të agresionit në Ukrainë, Putinit po i mbarojnë si miqtë ashtu edhe municionet. Baza e Vostoçnit ka një histori të trazuar. E planifikuar që të zëvendësonte bazën e vjetër të Bajkonur në Kazakistan, ndërtimi i saj u shoqërua me vonesa të përsëritura dhe akuza për korrupsion dhe keq-menaxhim. Tani, ajo përdoret shumë rrallë, edhe pse nisi misionin e rëndësishëm Luna-25, që u rrëzua në Hënë kohët e fundit. Marrëdhëniet Rusi-Kore e Veriut kanë një histori të ngjashme. Dikur lidhja midis Kremlinit dhe regjimit të Kim ishte shumë më e ngushtë. Tek e fundit, Koreja e Veriut komuniste ishte në thelb një krijesë e Bashkimit Sovjetik, tek i cili u mbështet për dekada me radhë.

Advertisements

Por pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, udhëheqësit rusë e panë si më me leverdi të  zhvillonin marrëdhënie të ngushta me Korenë e Jugut, që kishte hyrë prej kohësh në një fazë të lulëzimit të madh ekonomik. Pra Kremlini ndryshoi krah, duke iu bashkuar përpjekjeve (edhe pse të pasuksesshme) ndërkombëtare për të parandaluar vendin e izoluar komunist nga zhvillimi i armëve bërthamore.

Tashmë situata edhe një herë ka ndryshuar. Përpjekja e Vladimir Putinit për ta fshirë Ukrainën nga harta e Evropës, e ka shndërruar Rusinë një vend të përbuzur dhe të izoluar në skenën ndërkombëtare, njëlloj si Koreja e Veriut. Shumica e ekonomive të zhvilluara të botës, i janë bashkuar sanksioneve gjithëpërfshirëse kundër Rusisë. Po ashtu, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar me shumicë votash disa rezoluta që e dënojnë luftën e agresionit të Putinit. Ato pak vende që kanë mbajtur anën e Rusisë, përfshihen në një listë të njohur vendesh diktatoriale të izoluara:Eritrea, Siria, Nikaragua, Bjellorusia, Mali dhe sigurisht edhe Koreja e Veriut.

Ndërkohë, shumë vende që kanë abstenuar në këto votime të OKB-së, i kanë deklaruar gjithnjë e më shumë në publik kundërshtimet e tyre ndaj luftës së Putinit. Për shembull, në samitin e fundit të G20 në Nju Delhi, deklarata përfundimtare e përbashkët përfshinte një ripohim të qartë të parimit të integritetit territorial, një referencë e qartë ndaj agresionit rus dhe objektivave strategjike të Kremlinit. Kur nisi luftën e tij në shkurtin e vitit 2022, Putin priste një fitore të shpejtë, por që nga ajo kohë forcat ruse kanë humbur afro gjysmën e territorit që vendosën nën kontroll gjatë fillimit të pushtimit. Pas gati 600 ditësh luftë, ata janë strukur nëpër llogore dhe po përpiqen të mbrojnë veten kundër një politike të pavarur, demokratike të Ukrainës, e cila është e vendosur të mbrojë lirinë e saj. Në kushtet kur Putin ka nevojë për çdo lloj miku që mund të gjejë, Koreja e Veriut po kthehet papritmas në favor të Kremlinit. Me shoqërinë e saj tërësisht të militarizuar dhe me rezerva të bollshme të municioneve të vjetra të artilerisë të standardit sovjetik, regjimi i Kim duket si një “kamerdare shpëtimi” për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Prandaj, Putini nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të shtronte tapetin e kuq për diktatorin e Koresë së Veriut. Megjithëse detajet e marrëveshjes së Vostoçnit do të mbeten sekrete, është e sigurt të supozohet se Rusia do të marrë municion në këmbim të produkteve të ndryshme thelbësore për të cilat Koreja e Veriut ka shumë nevojë, midis tyre ushqim dhe energji.

Përtej kësaj, dukertse në takim është folur edhe për ndihmën e Rusisë ndaj Koresë së Veriut në zhvillimin dhe vendosjen e satelitëve në orbitë, një sektor ku Pheniani ka qenë tepër i pasuksesshëm. Sido që të jenë detajet e paktit Putin-Kim, është e sigurt se ai do të shkelë sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Koresë së Veriut, të cilat fillimisht u vendosën me mbështetjen e Moskës.

Duke pretenduar se regjimi i sanksioneve ndaj Koresë së Veriut është një çështje e OKB-së, dhe jo një çështje ruse, Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov po tregohet tejet i pandershëm. Ne jemi sot dëshmitarë të shfaqjes së një “koalicionit të dëbuarish”:pra midis vendeve që janë bashkuar në një aleancë, bazuar në gatishmërinë e tyre për të shkelur ligjin ndërkombëtar duke nisur luftëra, zhvilluar armë bërthamore dhe duke shkelur sanksionet. Kjo listë përfshin edhe Iranin, ku Rusia ka blerë dronë kamikaze, dhe me të cilët sulmon vazhdimisht qytetet dhe civilët ukrainas. Por mos kini asnjë iluzion:t’i afrohesh sot një vendi si Koreja e Veriut, është një shenjë e madhe dobësie. Kina dhe India, mund të mos e dënojnë hapur agresionin rus, por as nuk e kanë miratuar atë, ose nuk kanë bërë shumë për të ndihmuar fushatën ushtarake të Putinit (përveç blerjes së hidrokarbureve ruse).

Dhe çfarëdolloj mbështetje që janë në gjendje të ofrojnë Bjellorusia, Eritrea, Siria ose Mali, kjo nuk do ta ndihmojë dot Kremlinin që të arrijë synimet e “operacionit të tij special ushtarak” në Ukrainë. Megjithatë, këta udhëheqës të izoluar, do të thellojnë bashkëpunimin midis tyre, të nxitur nga dëshpërimi, gjë që do të sjellë rreziqe të reja për stabilitetin rajonal dhe rendin global. Për shembull, në rast se Rusia i siguron Koresë së Veriut teknologjitë që i nevojiten për të çuar përpara programet e saj raketore ose bërthamore, kjo do të ketë pasoja për sigurinë e Azisë Verilindore. Rusia dhe Koreja e Veriut, mund të dështojnë në programet e tyre hapësinore. Por shkelja e sanksioneve dhe thyerja e rregullave këtu në Tokë, do të ketë sigurisht një efekt destabilizues për rendin aktual ndërkombëtar.

(Carl Bildt, ministër i Jashtëm i Suedisë në vitet 2006-2014, dhe kryeministër në vitet 1991-1994. Ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i BE-së në ish-Jugosllavi, dhe si i dërguar i posaçëm i OKB-së në Ballkan)

Xh.I 25.09.2023 23.09.2023
Share This Article
Twitter Email Copy Link Print
Previous Article Vjeshta
Next Article Pse Erdogan nuk heq dorë nga roli i ndërmjetësit?

Përzgjedhja e redaktorit

Historia e tre vajzave: Ligji më detyron të kryej marrëdhënie me burrin, edhe pse s’dua!

Aktivistët janë përpjekur të ndryshojnë ligjin prej vitesh, por ata thonë se janë kundër konservatorëve që argumentojnë se ndërhyrja e…

Hoxhallarët para politikanëve, besim i ulët në institucionet e shtetit (TABELA)

Shkup, 7 dhjetor - Besimi i qytetarëve tek institucionet kalon nga i ulët në të moderuar dhe nuk ka asnjë…

40 vjet në shërbim të Kubës, ja si spiunoi ish- diplomati amerikan për regjimin e Kastros

Historia e një prej infiltrimeve më afatgjata nga një agjent i huaj në qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forum

Gjermania e mbështet Izraelin, por jo për arsyet që ju i mendoni

Linjat e ndarjes mes Perëndimit dhe Jugut Global, u bënë të dukshme vitin e kaluar - përkitazi me reagimet ndaj…

Forum

Rezistenca rajonale ndaj panserbizmit

Shtetet kandidate për në BE në Ballkanin Perëndimor mund të krijojnë një nismë që i ngjan Katërshes së Vishegradit, një…

Forum

E ardhmja e qymyrit në prodhimin e energjisë

Është gabim të supozohet se Azia do të fillojë të heqë dorë nga energjia me qymyr, siç kanë filluar të…

Forum

Versioni i Henry Kissingerit

Protagonisti më influent dhe kontradiktor i politikës ndërkombëtare të shekullit të XX-të dhe një historian me famë. Henry Kissinger u…

  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Reading: A do të ketë sukses aleanca e të dëbuarve?
Share
KOHAKOHA
  • Ndryshe me
  • Reth nesh
  • Impresumi
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Arkivi PDF
Kjo ueb faqe përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se ju pajtoheni me këtë, por ju mund të zgjidhni nëse doni. [Cookie_butoni] [cookie_linku]
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are as essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
SAVE & ACCEPT
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?