Përdorimi i pijeve të ftohta, veçanërisht akulloreve, shkaktojnë ftohje të grykës dhe të gypit (ezogafut) që çon ushqimin në stomak, e për pasojë dhe acarim të astmës
Si ndikojnë pijet e ftohta, ventiluesit apo kondicionerët në përkeqësimin e gjendjes klinike të astmës? Qëndrimi direkt dhe në afërsi të freskuesve, ventiluesve, ftohësve të ndryshëm apo dhe kondicionerëve do të shkaktojë evaporimin (avullimin)e djersës dhe kështu ftohjen e lëkurës. Kjo ftohje e shpejtë shkakton një hiperaktivitet bronkial, që shkakton kriza të astmës bronkiale. Po ashtu ,tharja e mukozës së hundës si pasojë e këtij efekti shkakton të tështitura dhe kriza të astmës. Ndërsa përdorimi i pijeve të ftohta, veçanërisht akulloreve, shkaktojnë ftohje të grykës dhe të gypit (ezogafut) që çon ushqimin në stomak, e për pasojë dhe acarim të astmës.
Këshilla për të sëmurët astmatikë:
– mos qëndroni direkt poshtë ventiluesve, freskueseve, kondicionerëve
– gradoheni kondicionerin 3- 4 gradë më poshtë temperaturave të ambientit të jashtëm
– kur udhëtoni, përpiquni të shmangni qëndrimin pranë dritares, për të eliminuar korrentet e ajrit
– lahuni me ujë të vakët
– kur shkoni në plazh, hyni në det gradualisht
– mos flini apo qëndroni me flokë ta lagur
– mos ecni zbathur, vishni shapka edhe kur jeni në shtëpi
– mos pini ujë dhe ushqime të ftohta
– shmangni ekspozimin nga ora 10- 17, sepse në këto orë niveli i ndotësve është shumë i lartë
– shmangi aktivitetin fizik në orët e pikut dhe ambientet me nivel të lartë ndotjeje
Po, pse në këtë periudhë të vitit kemi riakutizim të sëmundjes së astmës? Astma bronkiale është një sëmundje alergjike e bronkeve dhe rrugëve të frymëmarrjes që në gati 80% të rasteve, shkaktohet nga faktorë që ndodhen në ajër. Ndodh shpesh që faktorë shkaktarë që ndodhen në mjedisin e jashtëm ta shpërthejnë për herë të parë dhe ta ngacmojnë vazhdimisht sëmundjen gjatë ecurisë së saj në mënyrë të vazhdueshme. Nën ndikimin e lagështirës dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave të ajrit, rritet sasia e ndotësve dhe i komponentëve në ajër të tyre, të cilët ndikojnë direkt në shpërthimin e krizave dhe rëndimin e astmës. Po ashtu viruset që prekin pjesën e sipërme të aparatit të frymëmarrjes, ndikojnë në acarimin e gjendjes. Po ashtu në këtë periudhë ndikon dhe substanca të ndryshme të prejardhura nga kafshët shtëpiake, mykrat e ambienteve të brendshme, por dhe atyre të jashtme.