KOHAKOHAKOHA
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Reading: A po shkon SHBA drejt një marrëveshje Izrael-Hamas?
Share
Font ResizerAa
KOHAKOHA
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
  • Sport
  • Video
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Globi

A po shkon SHBA drejt një marrëveshje Izrael-Hamas?

21.11.2023
Share
SHARE

Bilanci i viktimave nga lufta në Gaza sa vjen edhe thellohet. Zyra për media e qeverisë njoftoi se numri i palestinezëve të vrarë nga agresioni i vazhdueshëm izraelit në enklavën e rrethuar ka kaluar mbi 12 000. “Viktimat përfshijnë më shumë se 5000 fëmijë dhe 3300 gra, ndërsa 30.000 të tjerë janë plagosur”, thuhet në deklaratë. Sipas njoftimit, rreth 3750 persona të tjerë mbeten të pagjetur, përfshirë 1 800 fëmijë

 

Izraeli, Hamasi dhe Shtetet e Bashkuara janë afër një marrëveshjeje paraprake për të liruar dhjetëra gra dhe fëmijë pengje në Gaza në këmbim të një pauze pesë-ditore në luftime. Kështu raporton Washington Post, duke cituar disa burime, sipas të cilave lirimi i pengjeve duhet të fillojë në ditët në vijim. Sipas marrëveshjes prej gjashtë faqesh, të gjitha palët zotohen të ngrijnë operacionet luftarake për të paktën pesë ditë, ndërsa 50 ose më shumë pengje lirohen në grupe çdo 24 orë. Mbikëqyrja ajrore do të monitorojë lëvizjet në terren. Por Shtetet e Bashkuara thanë se po punonin ende për të siguruar një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit. “Ne nuk kemi arritur ende një marrëveshje, por ne vazhdojmë të punojmë shumë për të arritur atë,” tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Adrienne Watson në X, në përgjigje të një raporti të Washington Post se kishte një marrëveshje paraprake.

Vendimi për të pranuar marrëveshjen është i vështirë për Izraelin, tha një person i njohur me situatën, i cili, si të tjerët, foli në kushte anonimiteti. Ndërsa ka presion të fortë të brendshëm ndaj Netanyahut për të sjellë pengjet në shtëpi, ka gjithashtu zëra në Izrael që kërkojnë që qeveria të mos negociojë për lirimin e tyre.

Në komentet publike, Izraeli ka mbetur i palëkundur, ndërkohë që ka pranuar presionin nën të cilin ndodhet. Të premten, kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare izraelite Tzachi Hanegbi tha për gazetarët se kabineti i luftës kishte rënë dakord unanimisht se një armëpushim i kufizuar mund të ndodhte vetëm pas “një lirimi masiv të pengjeve tanë … dhe do të jetë i kufizuar dhe i shkurtër, sepse pas kësaj ne do të vazhdojmë të punojmë drejt arritjes së qëllimeve tona të luftës”. Ndërsa të shtunën, Netanyahu tha se ofensiva do të vazhdonte, edhe pse ai tha se do të lejonte furnizimin me karburant në Gaza. Teksa Izraeli ka ndjekur ofensivën e tij në Gaza, ai ka ndërprerë të gjitha dërgesat, edhe ato bazike si: ushqimi, uji, karburanti dhe ilaçet nga të cilat varen 2.3 milionë banorë që po luftojnë për mbijetesë.

Advertisements

“Që mbështetja ndërkombëtare të vazhdojë, ndihma humanitare është thelbësore. Për shkak të kësaj, ne pranuam rekomandimin për të sjellë karburant në Gaza”, tha Netanyahu.

Ndërkohë, bilanci i viktimave nga lufta në Gaza sa vjen edhe thellohet. Zyra për media e qeverisë njoftoi se numri i palestinezëve të vrarë nga agresioni i vazhdueshëm izraelit në enklavën e rrethuar ka kaluar mbi 12 000. “Viktimat përfshijnë më shumë se 5000 fëmijë dhe 3300 gra, ndërsa 30.000 të tjerë janë plagosur”, thuhet në deklaratë. Sipas njoftimit, rreth 3750 persona të tjerë mbeten të pagjetur, përfshirë 1800 fëmijë. “Pushtimi izraelit ka kryer 1270 masakra. 200 mjekë, 22 personel të mbrojtjes civile dhe 51 gazetarë u vranë gjithashtu nga sulmet. Agresioni izraelit ka detyruar 25 spitale dhe 52 qendra të kujdesit shëndetësor të ndërpresin punën, ndërsa 55 ambulanca janë shënjestruar nga forcat izraelite”, thuhet gjithashtu në deklaratë.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që prej një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor. Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar dhe shkatërruar në ofensivën izraelite.

TAGGED: #Hamasi, #Izraeli, #SHBA
Xh.I 21.11.2023 21.11.2023
Share This Article
Twitter Email Copy Link Print
Previous Article Një zgjidhje me dy shtete do të ishte një fitore për njerëzimin tonë
Next Article Si dështoi “bllokada detare” e Rusisë?

Përzgjedhja e redaktorit

TREGUES I VARFËRISË: Shpenzime rekord për ushqime, më të shtrenjtët në rajon dhe Evropë (TABELA)

Shpenzimi i një pjese të konsiderueshme të buxhetit lë më pak hapësirë për aktivitete të tjera. Për shembull, për argëtim…

Serbët në Kosovë, Bosnje e Mal të Zi armatosen përmes Kishës Ortodokse Serbe

Ish-politikani serb, Nenad Çanak, ka ngritur alarmin për rrezik në Ballkan, duke përmendur armatosjen e grupeve serbe përmes Kishës Ortodokse…

THORACENTEZA: Nxjerrja e lëngut nga mushkëria: Çfarë duhet të dini?

Thoracenteza është një procedurë minimalisht invazive që përfshin futjen e një gjilpëre në hapësirën pleurale rreth mushkërive. Qëllimi është të…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Globi

Aleatët e lodhur nga lufta, po lënë në “baltë” Ukrainën!

Diktatori rus nuk dëshiron një kompromis, nëse ka nevojë për një armëpushim ushtarak për qëllimet e tij, ai mund të…

Forum

Cili është fundi i lojës në Ukrainë?

Më në përgjithësi, kjo qasje e rrit frikën nga polarizimi i mëtejshëm i politikës amerikane, si në politikën e brendshme…

Globi

Kameron: Britania e Madhe vazhdon të mbështesë Ukrainën dhe OSBE-në

Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë Ukrainën dhe OSBE-në, u tha ministrave të jashtëm në Shkup kreu i diplomacisë britanike,…

Globi

Lavrov me akuza të ashpra ndaj OSBE-së: Është vegël e BE-së

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, në fjalimin e tij në Këhsillin Ministror të OSBE-së në Shkup, ka akuzuar rëndë…

  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Reading: A po shkon SHBA drejt një marrëveshje Izrael-Hamas?
Share
KOHAKOHA
  • Ndryshe me
  • Reth nesh
  • Impresumi
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Arkivi PDF
Kjo ueb faqe përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se ju pajtoheni me këtë, por ju mund të zgjidhni nëse doni. [Cookie_butoni] [cookie_linku]
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are as essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
SAVE & ACCEPT
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?