Opozita e bashkuar shqiptare, konkretisht partia Alterntiva, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike kanë mbajtur sot një konferencë për shtyp para Misionit të Bashkimit Europian në Shkup, për të dëshmuar në mënyrë simbolike se i mbështesin qëndrimet e BE-së kundër ndryshimeve të fundit në Kodin Penal.
“Jemi në proces screening-u dhe ndryshimet në drejtësi janë një prioritet”. Kjo përgjigje e tij jo vetëm që e fyen inteligjencën e qytetarëve dhe inteligjencën e Komisionit Evropian, por zbulon se keqpërdorimi është bërë kryefjala i këtij subjekti.”- theksojnë nga opozita e bashkuar shqiptare.
Ata akuzojnë edhe për keqpërdorimin e flamurit evropian.
“Ne tashmë jemi mësuar që të keqpërdoren flamujt në realizimin e qëllimeve të tyre dhe kjo ndodh për dekada me radhë. Ata e keqpërdorën flamurin shqiptar për të manipuluar me shqiptarët se e duan interesin e tyre, siç ishte edhe manipulimi me idenë e kryeministrit shqiptar, që tash të deklarojnë se ka mbaruar koha e patriotizmit, për të kaluar pastaj në ndryshimet në Kodin Penal, sepse kjo qenka e nevojshme për reformat në drejtësi dhe këtë na e kërkuaka BE-ja. E tash kur edhe vetë BE-ja ka reaguar negativisht ndaj këtij ndryshimi, ata përsëri dalin të manipulojnë duke thënë se “mos u shqetësoni, sepse BE-ja e SHBA-ja nuk e kanë kuptuar mirë arsyen e atij ndryshimi në Kodim Penal dhe nuk e dinë sa i rëndësishëm është ky ndryshim”. Ofendim më të madh BE-së dhe SHBA-së, në këto 20 vjetët e fundit, nuk u ka bërë askush.”.