E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
-2.2 C
Skopje

Abdixhiku premton nga 5 mijë euro për fëmijën e tretë dhe heqjen e shpenzimeve brenda një viti për të posalindurit

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, nga tubimi i mbajtur në Shtime ka përsëritur zotimin për mbulimin e shpenzimeve të të gjithë të porsalindurve në vitin e parë.

Sipas tij pelenat dhe qumështi do të jenë të falas për fëmijët deri në 12 mujorin e tyre. Përderisa ai foli edhe për fëmijën e tretë, që programi i tyre parashesh 5000€.

‘’Do të keni një Kryeministër që punon për fëmijët, për familjen, për qytetin tuaj! Një Kryeministër që jep projekte e jo fjalë; ju bën bashkë e nuk ju ndanë; ju jep shpresë e jo frikë. Mbi të gjitha, një Kryeministër rugovist që anëtarësimin në NATO e ka mision historik! Për këtë qëndroj unë dhe ekipi im! Për ketë kërkoj mbështetjen tuaj në Shtime tani! Njerëzit e Kosovës, janë lodhur duke i pritur mundësitë e premtimet që nuk ju vijnë, janë shterur nga shpresa e udhëheqësve që propagandojnë por s’japin asnjë rezultat. Njerëzit e Kosovës janë lodhur nga ndenja e braktisjes. Kësaj lodhjeje të tyre, ne i përgjigjemi me një thirrje’’, tha Abdixhiku

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm