E enjte, 23 Janar, 2025
3.8 C
Skopje

Ademi për shkarkimin e Ilire Dautit: VLEN flamurtarë të degradimit të shqiptarëve

Pas shkarikimit të Ilie Dautit nga funksioni i kryetares së Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini, ka reaguar Arbër Ademi nga BDI. Ai kritikon ashpër VLEN që sipas tij nuk reagaun ndaj interpelancës për shkarkimin e Ilire Dautit.

Reagimi i plotë:

‘’Për shkarkimin e Ilires bëhen bashkë të gjithë. A guxojnë ta shkarkojnë Stoillkoviçin se?! As në ëndërr nuk guxojnë me bë këtë. Do t’i mbajnë këta shqiptarë sa të munden, sepse nuk nxjerrin zë. Janë të “ndershëm”, “konstruktiv”, “kooperativ” edhe kur shqiptarët degradohen. Madje, janë flamurtar të këtyre degradimeve, për t’ju hyrë në qejf padronëve e për ta ruajtur me çdo çmim kolltukun.

Ata të cilët e shkarkuan Iliren do të bëjnë çmos mos të shkarkohen funksionarët e ВРЕДИ-t. Kanë nevojë për kukulla.

Turp!’’

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm