E premte, 18 Prill, 2025
23.8 C
Skopje

Adnan Azizi: “Balancuesi” do të zëvendësohet me ligj

Deputeti i VLEN, Adnan Azizi është i bindur se mekanizmi i Balancuesit do të zëvendësohet me Ligj për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat

 

I pyetur për deklaratat e ministrit për Administratë Goran Minçev, Azizi tha se ZNAM nuk ka qenë pjesë e negociatave mes VMRO-së dhe VLEN-it.

“Shtyllat bazë që e përbëjnë këtë koalicion është VMRO-DPMNE dhe VLEN-i, kurse ZNAM-i është një pjesë shtesë që është shtuar pastaj në pjesën e koalicionit dhe në periudhën që janë zhvilluar negociatat, ZNAM-i nuk ka qenë pjesë e negociatave”, tha Azizi duke shtuar se në këto negociata është kërkuar nga VLEN që Balancuesi të zëvendësohet me ligj.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm