Një adoleshent plagosi tre mësues dhe një nxënës, gjatë një sulmi me thikë në një shkollë të mesme në Jerez de la Frontera, në jug të Spanjës, tha policia.
Një nga mësuesit do t’i nënshtrohet një operacioni, ndërsa tre viktimat e tjera pësuan plagë të lehta, tha një burim nga shërbimet shëndetësore të Andaluzisë.
Policia tha se sulmuesi ishte arrestuar.
Kanali televiziv Canal SUR tregoi prindërit që mblidheshin jashtë dyerve të shkollës.
Nëna e një nxënësi i tha stacionit se sulmuesi kishte përdorur dy thika të mëdha nga çanta e shpinës brenda një klase dhe kishte sulmuar bashkënxënësit dhe mësuesit rreth orës 8:15 të mëngjesit sipas kohës lokale, duke u thënë atyre se do t’i vriste.