E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024
7.8 C
Skopje

Aggeler: Të gjithë e dinë se cilët janë aktorët e korruptuar në RMV

Të gjithë e dinë se cilët janë aktorët e korruptuar në vend, shpresoj që institucionet të marrin diçka, thotë ambasadorja amerikane në RMV, Angela Aggeler.

“Është interesante se sa herë që emërojmë njerëz për korrupsion në këtë vend, çdo qytetar dhe çdo mik me të cilin bisedoj thonë: ‘sigurisht’. Sepse njerëzit e dinë, e dinë se cilët janë aktorët e korruptuar në vend.

Nuk ka detyrim ligjor që institucionet të marrin masa, por shpresoj që në mesin e institucioneve që tashmë e dinë se ka korrupsion në këto raste, të bëjnë diçka realisht, sepse populli i këtij vendi duhet të kërkojë dhe meritojë që të gjurmohet, hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsioni”, thotë Aggeler në një intervistë për “Telma”.

Në pyetjen nëse është e mundur të vihen në listën e zezë njerëzit dhe kompanitë e lidhura në rastin e të ashtuquajturit “Parcelat në Vodno” mund të interpretohet si mbështetje nga SHBA për Gjykatën e Lartë, duke qenë se pritet vendimi përfundimtar për rastin dhe njëkohësisht keni pasur një takim me gjyqtarët që ka ndodhur në tetor, ajo nuk është përgjigjur konkretisht, por thotë se gjyqtarët duhet ta zbatojnë ligjin.

Sipas saj, Gjykata e Lartë është bastioni i fundit që duhet të ndjekë ligjin.

“Shikoni, mendoj se ju e dini, dhe të gjithë qytetarët e këtij vendi e dinë që Shtetet e Bashkuara dhe Ambasada e SHBA-ve kanë punuar me shumë përkushtim për më shumë se 30 vjet, për aq kohë sa zgjat lidhja jonë me këtë vend, për të mbështetur gjyqësorin, në të gjitha nivelet, prokurorinë, profesionin ligjor, gjyqtarë nga gjykata themelore apo nga Gjykata e Lartë.

Ne jemi të përkushtuar fuqishëm dhe qartë për të mbështetur institucionin, gjyqësorin dhe jo vetëm një gjyqtar individual. Gjykata e Lartë për këtë vend, dhe për timin, është një simbol tepër i fuqishëm, është “mbrojtja e fundit”, siç themi ne, dhe nga ajo që kam diskutuar me gjyqtarët është se sa e rëndësishme është për të gjithë ata, individualisht dhe si organ, të ndjekin ligjin kur të marrin vendimet, në mënyrë që njerëzit në këtë vend të kuptojnë se si dhe pse merren ato vendime”, shton Aggeler.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm