E hënë, 19 Maj, 2025
21.8 C
Skopje

Ahmeti: Karadaku, simboli i rezistencës dhe i bashkimit

Karadaku, me fshatrat dhe banorët e saj të pathyeshëm, u bë simbol i rezistencës dhe i bashkimit të forcave për të çuar përpara një të ardhme më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë qytetarët në Maqedoni të Veriut. Aty u dëshmua se liria nuk dhurohet, ajo fitohet me përkushtim dhe me qëndresë. Kështu ka shkruar Ali Ahmeti me rastin e 2 Majit – Shpalljen e Zonës së Lirë në Sllupçan të Likovës.

Postimi i plotë i Ali Ahmetit:

Sot, në këtë ditë të shënuar të 2 Majit, në Sllupçan përkujtojmë me krenari shpalljen e Komunës së Likovës si zonë e lirë nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare, një moment historik që dëshmon vendosmërinë, sakrificën dhe guximin e popullit tonë për liri dhe dinjitet.

Karadaku, me fshatrat dhe banorët e saj të pathyeshëm, u bë simbol i rezistencës dhe i bashkimit të forcave për të çuar përpara një të ardhme më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë qytetarët në Maqedoni të Veriut. Aty u dëshmua se liria nuk dhurohet, ajo fitohet me përkushtim dhe me qëndresë.

Në këtë ditë, nderojmë të gjithë dëshmorët dhe luftëtarët që dhanë gjithçka për këtë kauzë të shenjtë. Angazhimi dhe gjaku i tyre janë themel i paqes, sigurisë dhe të drejtave që i gëzojmë sot.

Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm