Shkup 8 nëntor – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte ka realizuar takim me banorët e komunës së Sarajit, ku ka diskutuar mbi problemet dhe sfidat. Ahmeti në takimin me banorët e Sarajit theksoi se BDI zgjodhi rrugën e kostos së lartë sa i takon krizës politike. “BDI-ja le të humb pjesërisht nga përkrahja që ka prej elektoratit, por ama mos i ndodhë asgjë qytetarëve, apo më e keqja shqiptarëve që vendi të zhytet drejt përplasjeve të reja, apo konflikteve të reja. Arritëm që gjitha angazhimet tona, me lehtësim të ndërkombëtarëve që këtë krizë ta menaxhojmë dhe të organizohen zgjedhje më 11 dhjetor. Sigurisht që janë qëllime të dobishme për ne gjitha këto, sepse duke arrit qëllimet, mund të jemi shumë të suksesshëm dhe duhet të punojmë që ky arsim të jetë më i përparuar sesa që e kemi sot”, tha lideri i BDI-së. Ai shtoi se pa u realizuar qëllimi i mëparshëm, anëtarësimi në NATO e BE, sigurisht që mund të kemi zvarritje që të arrijmë tek qëllimi final. “Nuk themi se nuk ka investime, të mos bëjmë shaka, Maqedonia Perëndimore ka qenë një nga zonat më rrezikuara, por me politikë të mençur, ne arritëm të bindim të gjithët ata investitorë me renome që të investojnë aty”, tha Ahmeti. Kreu i BDI-së ka inkurajuar që, siç tha, “gjithë funksionarët e BDI-së kanë urdhër të mbështeten investitorët, sepse ne nuk bëjmë fabrika, por ata që kanë mundësi, investojmë dhe se ne krijojmë kushte dhe ligje për të bërë të njëjtën”. Ndërkaq, shefi i Shtabit qendror të BDI-së, Bekim Neziri në fjalimin e tij tha se BDI është më e fortë se kurrë, andaj fitorja do të jetë e madhe më 11 dhjetor. Ai u shpreh se fushatën e kanë nisur më herët, pasi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka dashur që të ballafaqohet me shqiptarët për të qarë hallet me ato. Neziri u shpreh se zona numër 1 bëhet me tre degë dhe këto degë janë si vëllezër dhe sfida e kësaj zone është që të nxjerrim tre deputetë. Në takimin në Saraj, fjalim rasti pati edhe ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti, i cili është kuadër i BDI-së nga Saraji ka siguruar se fitorja e BDI-së në këtë anë do jetë edhe më e madhe. “Ne si aktiv i BDI-së në emër të Shtabit komunal, ju sigurojmë se fitorja e BDI-së në Saraj në këto zgjedhje do jetë edhe më e madhe. Sepse në Saraj janë bërë dhe po bëhen punë shumë të mëdha. Kemi shkollën e mesme në këtë komunë, çerdhen për fëmijë, sheshi i Flamurit dhe tanimë rinia e kësaj treve ka më afër UNT-në si dhe projekte tjera”, tha Ameti.
Artikuj të ngjajshëm

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër