E shtunë, 24 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Ahmeti ”Mbledhje me Popullin” në Strugë: U garantova se jemi të palëkundur në mbrojtjen e çdo të arriture

Kryetari BDI-së Ali Ahmeti sonte pati takim me qytetarët e Strugës
Siç e quan ai ”Mbledhje me Popullin” Ahmeti tha se kjo Qeveri çdo ditë po tregon se është antishqiptare dhe antishtetërore duke e penguar rrugëtimin e vendit drejt BE-së
”Sonte, në Strugë, gjatë Mbledhjes me popullin të organizuar nga Dega e BDI-së, në Ditën e Evropës, përçuam mesazhet tona para qindra e mijëra të pranishmëve. Misioni ynë, anëtarësimi i plotë i vendit në BE, mbetet prioriteti ynë i pakompromis.
Dëgjuam shqetësimet e shumicës së qytetarëve, të cilët shprehën qëndrimet e tyre për një Qeveri që çdo ditë po tregon se është antishqiptare dhe antishtetërore, duke e penguar me politika destruktive rrugëtimin tonë drejt BE-së dhe së ardhmes me perspektivë për vendin tonë.Por, para qindra simpatizantëve, u garantova se së bashku do të qëndrojmë të palëkundur dhe të fortë në mbrojtjen e çdo të arriture”,  shkruar Ahmeti në profiin e tij në Facebook

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm