E premte, 14 Shkurt, 2025
7.8 C
Skopje

Aksidentohen tre automjeteve në Tetovë, lëndohet një person

SPB Tetovë njofton se dje (29.01.2025) në ora 19:15 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – fshati Jazhincë, në hyrje të fshatit Gllogj, ka ndodhur një aksident trafiku

 

Në aksident janë përfshirë një veture e pasagjerëve “BMW” me targa regjistrimi të Tetovës, e drejtuar nga nga D.Sh. (24) nga fshati Gërgurnicë, automjetit të pasagjerëve “BMW” me shenja regjistrimi të Tetovës të drejtuar nga A.A.(20) nga fshati Dobrosht dhe automjeti i pasagjerëve “Toyota Yaris” me shenja regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga S.I.(54) nga fshati Dobrosht.

“Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi D.Sh, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Në vendngjarje inspektimin e ka kryer ekipi i SPB Tetovë”, thonë nga SPB Tetovë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm