E martë, 14 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

Aksion i madh policor në disa qytete të vendit për kontrabandë me makina të shtrenjta, të dyshuar edhe funksionarë dhe shtetas të huaj

Një aksion i madh policor me urdhër të Prokurorisë është duke u zhvilluar në këto moment në disa qytetet të Maqedonisë se Veriut.
Siç mësohet aksioni ka të bëjë për sigurimin e provave në një procedurë për vepra penale të lidhura me kontrabandën e makinave luksoze nga jashtë.
Siç informojnë nga Prokuroria, prokurori publik kompetent ka siguruar urdhra për kontroll në disa lokacione në Shkup dhe qytete të tjera nga gjyqtari i procedurës paraprake.
Mes të dyshuarve ka edhe zyrtarë publikë dhe një shtetas i huaj.
Për rrjedhën e mëtejshme të aksionit dhe për veprimet konkrete për të cilat dyshohet se i kanë kryer secili nga personat e përfshirë, Prokuroria do të informojë pas përfundimit të aksionit, theksojnë nga aty.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm