E martë, 13 Maj, 2025
17.1 C
Skopje

Aktakuzë kundër 10 personave nga Manastiri për keqpërdorim të detyrë zyrtare

Prokuroria Publike e Manastirit parashtroi aktakuzë kundër shtatë personave të dyshuar se ne bsi kanë kryer vepër penale keqpërdorim të pozitës zyrtare Filiali KME Manastir dhe shkaktuan dëm të konsiderueshëm në pasuri në vlerë prej 178.370.319 denarë.

Prokurori kompetent publik në Gjykatën Themelore në Manastir ka dorëëzuar propozim për marrjen e pasurisë të përfituar në mënyrë të paligjshme e cila si rezultat i veprave të kryera penale nga të akuzuarit i ishte paguar personit juridik DPTU RUD-KOP import – eksport SHPKNJP Manastir.

Ky përfitim pasuror gjatë procedurës, me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike Manastir është lëndë e masës së përkohshme për sigurimin e pasurisë dhe mjetet janë ngrirë në llogari deri në marrjen e vendimit.

“Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ngriti aktakuzë kundër shtatë personave të dyshuar se kanë kryer vepër penale si bashkëpunëtorë – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar sipas nenit 353 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal me veprime që shkaktuan dëm të konsiderueshëm pasuror në Buxhetin e SHA EMV – Filiali KME Manastir në shumë prej 178.370.319 denarësh. Janë ngritur akuza edhe kundër tre zyrtarëve nga Byroja e Furnizimeve Publike, të cilët, si bashkëpunëtorë në një çështje penale për Punë të pakujdesshme në shërbim sipas nenit 353v paragrafi 4 i Kodit Penal me mosushtrimin e mbikëqyrjes së duhur, në mënyrë të dukshme kanë vepruar me neglizhencë në ushtrimin e kompetencave dhe detyrave të tyre gjatë kryerjes së kontrollit administrativ të procedurës së furnizimit publik”, informojnë nga Prokuroria Publike Republikane.

Nga të akuzuarit për keqpërdorime, tre janë persona zyrtarë – anëtarë të Komisionit të ekspertëve për zgjedhjen e firmës për gërmim të qymyrit në KME Manastir, të cilët në kundërshtim me Ligjin për Furnizime Publike morën vendim me të cilin jashtëligjshëm e eliminuan ofertën e një operatori ekonomik nga evoluimi i mëtutjeshëm. Edhe pse firma ka dorëzuar dëshmi se i përmbush kushtet për aftësi teknike dhe profesionale nga dokumentacioni i tenderëve, ata megjithatë i vlerësuan dëshmitë e tilla si të papranueshme dhe e kanë refuzuar ofertën.

Tre anëtarë të Komisionit për Furnizime Publike për zbatimin e procedurës së hapur për furnizim publik e pranuan mendimin e tillë të ekspertëve, edhe pse në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për furnizime publike dhe të ankandit elektronik kanë ftuar vetëm dy operatorë të tjerë ekonomikë të cilët kanë ofruar çmime më të larta fillestare nga firma e eliminuar.

“Drejtori i akuzuar i KME Manastir e pranoi propozimin për përzgjedhjen e ofertës më të volitshme të përmbajtur në Raportin e Komisionit për Zbatimin e Furnizimit Publik, edhe pse ai ishte në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Prokurim Publik dhe më 3 tetor 2022, ai lidhi marrëveshje për nxjerrjen e një zbulimi investimi në Minierën Brod Gneotino me RUD-KOP import-eksport SHPKNJP Manastir në vlerë prej 708.000.000 denarësh me TVSH. Pastaj, në shtator të vitit 2023, drejtori lidhi një aneks të kontratës me të cilën e rriti vlerën e furnizimit publik me 20 për qind shtesë, ose 120.000.000 denarë, duke vepruar kështu në kundërshtim me Ligjin për Furnizime Publike, sepse më parë nuk kreu analizë shtesë të efektivitetit të shpenzimeve dhe nuk siguroi mjetet e nevojshme, të cilat sipas dispozitave ligjore duhej të ishin siguruar plotësisht para lidhjes së kontratës”, sqarojnë nga Prokuroria.

Personat zyrtarë nga Byroja për Furnizime Publike, të akuzuar për punë të pandërgjegjshme, kryen mbikëqyrje në gjithë dokumentacionin lidhur me furnizimin publik dhe duhej të konfirmojnë se oferta e një operatori ekonomik është refuzuar jashtëligjshëm, por ata refuzuan ta bëjnë këtë dhe organit dakordues jashtëligjshëm i dhanë instruksione që të vazhdojë me procedurën për furnizim publik dhe ta lidhë marrëveshjen.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm