E diel, 19 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

 Aktivitete edhe për fuqizimin e grua dhe turizmit

Gratë nga bashkësi të ndryshme etnike, fetare dhe kulturore në këtë panair u shoqëruan, shkëmbyen përvojat në sferën e traditave dhe organizimit të tyre, po ashtu prezantuan edhe përvojat në bizneset që ata realizojnë në mjediset e tyre, por edhe për nevojën të mundësohet një zhvillim më i madh i fuqizimit të femrës në aspekt ekonomik”, tha koordinatorja e këtij aktiviteti dhe kryetare e shoqatës “Radika De”, Fadrija Mustafoska

Vjollca SADIKU

Dibër, 2 janar – Viteve të fundit sektori qytetar e sidomos ai i shoqatave të grave, realizoi shumë projekte që kanë të bëjnë me fuqizimin ekonomik të gruas në vendbanimet urbane dhe rurale, por edhe fuqizimin e turizmit në Komunën e Dibrës. Në lokalitetin banjar – Banjisht, të Banjave të Dibrës Capa u mbajt një Panair i madh kushtuar Vitit të Ri 2025 , ku u prezantuan dhe u shitën punime dore, ushqime tradicional, suvenire kushtuar vitit të ri, por edhe ëmbëlsira dhe çajëra dhe bimë mjekuese.

Bëhet fjalë për një aktivitet të shoqatave të grave nga disa qytete të vendit dhe Shqipërisë, të cilët ndikuan shumë edhe në zhvillimin e turizmit në komunë. Këtë aktivitet të fundvitit e vizituan edhe shumë turistë, si dhe mërgimtarët të cilët kanë ardhur nga shtetet evropian, që vitin e ri e festuan në vendlindje – në Dibër, Zhupë dhe Rekë.

Panairi i quajtur “Duart të arta – bashkësi e fuqishme” ja arriti qëllimit e ai ishte prezantimi punimeve tradicionale nga gratë e disa qyteteve ku erdhën në shprehje edhe përfitime ekonomike. “Gratë nga bashkësi të ndryshme etnike, fetare dhe kulturore në këtë panair u shoqëruan, shkëmbyen përvojat në sferën e traditave dhe organizimit të tyre, po ashtu prezantuan edhe përvojat në bizneset që ata realizojnë në mjediset e tyre, por edhe për nevojën të mundësohet një zhvillim më i madh i fuqizimit të femrës në aspekt ekonomik”, tha koordinatorja e këtij aktiviteti dhe kryetare e shoqatës “Radika De”, Fadrija Mustafoska.

Ajo sqaroi se në këtë aktivitet morën pjesë edhe përfaqësuese të disa shoqatave të grave nga Republika e Shqipërisë, me të cilët pritet që të ketë një bashkëpunim më të madh gjatë vitit 2025. Përfaqësueset e shoqatave nga Shqipëria thonë se dëshirojnë një bashkëpunim me shoqatat simotra nga Dibra dhe rajoni edhe në sfera të tjera. Aktiviteti u përkrah nga organizatat “Akcija Zdruzenska” dhe “Kvina Til Kvina”.

Duke komentuar këtë aktivitet, investitori dhe drejtori gjeneral “Banjave të Dibrës – Capa”, Mexhit Capa për gazetën KOHA tha se këto aktivitete kanë përkrahje edhe nga biznesi i tij. “Kemi një bashkëpunim shumë të mirë me shoqatat në fjalë, të cilët me të vërtetë japin një kontribut të madh në fuqizimin e femrës në aspekt ekonomik. Por duhet të theksojmë edhe faktin se Panairi në fjalë jep një kontribut të madhe edhe për zhvillimin e turizmit banjar. Në banjat tona ka shumë turistë nga shumë qytete të vendit, por edhe nga bota e jashtme. Komuna e Dibrës pa dyshim se ka nevojë për aktivitete të këtilla”, thekson Capa.

Në Dibër, me rastin e vitit të ri, organizohen edhe aktivitete të tjera. Komuna Dibër në bashkëpunim me shoqatën qytetare “Rajçica” në qendër të qytetit organizoi aktivitete kushtuar fëmijëve, kurse prezenca e mbi 6 mijë mërgimtarëve në Dibër dhe rajon dukshëm ka gjallëruar qytetin dhe fshatrat e sidomos biznesin. (koha.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm