E diel, 12 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

Aktiviteti fizik ndikon edhe tek neuronet

Aktiviteti fizik ndikon tek muskulatura, por edhe tek neuronet. Ky është zbulimi i fundit i një grupi kërkimor, që shpjegojnë se lidhja mes neuroneve dhe muskujve është shumë e ngushtë dhe e ndërlidhur, gjë që sjell jo vetëm rritje e te parëve, por edhe të lidhjeve nervore. Studimi mban firmën e një prej universiteteve më prestigjioze në botë, Mit, Instituti i Teknologjisë Massachusetts.

Është vrojtuar sesi neuronet i përgjigjen si molekulave të prodhuara nga muskujt në aktivitet, ashtu edhe lëvizjes si pasojë e kontraktimit të tyre dhe falë tyre neuronet rriten dhe komunikojnë 4 herë më shpejt. Zbulimi është mjaft i rëndësishëm pasi i hap rrugën terapive të reja të bazuara në aktivitetin fizik, që mund të ndihmojnë në riparimin e qelizave nervore të dëmtuara nga lëndime apo sëmundje neurodegjeneruese.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm