E diel, 9 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

Alergjike nga sperma e bashkëshortit!

 

Ëndërronin të martoheshin e të kishin shumë fëmijë, por pas martesës, për një çift amerikan seksi është kthyer në një makth të vërtetë.  Gruaja ka zbuluar se është alergjike nga sperma e bashkëshortit të saj dhe nuk mund të mbetet shtatzënë, transmeton gazeta KOHA. Çifti Majk dhe Zhuli Boyde kanë zbuluar papërputhshmërinë vetëm pas dasmës, kur të dy kishin vendosur të ndërprisnin marrëdhënien seksuale të mbrojtur dhe kishin filluar të bënin seks pa prezervativ. Para se të martoheshin, në 2009, Majk dhe Zhuli kishin nisur të frekuentoheshin dy vite më parë, pak pasi ishin njohur në universitet. Mes tyre kishte qenë një dashuri me shikim të parë dhe raporti mes çiftit kishte shkuar gjithnjë mirë, deri natën e parë të martesës. Sapo kishin vendosur të braktisnin seksin e mbrojtur për të pasur fëmijë, çifti ka filluar të ketë probleme serioze në krevat. “Diçka nuk shkonte, më bënte të isha në panik”, shpjegon Zhuli gjatë një filmi dokumentar. Ishte sikur dikush të më kishte vendosur age brenda meje. Ishte shumë e dhimbshme dhe e frikshme. Dhimbja zgjaste dhe për javë të tëra pas raportit seksual, dhe nganjëherë shoqërohej dhe me njolla dhe puçrra të pazakonshme që dilnin në trup”, ka treguar Zhuli Boyde. Në fillim, mjekët nuk e dinin se kush ishte problemi, por më pas – një mik i familjes hodhi hipotezën e alergjisë nga sperma. “Trupi i Zhuli njeh spermën e bashkëshortit të saj si një proteinë të huaj dhe të rrezikshme, kështu mukozat e shtyjnë duke provokuar fryrje, dhe nervozizëm“, shpjegon doktor Abndrew Goldstein i Qendrës së mjekëve në universitetin Cincinnati. Përveçse sjell shqetësime të mëdha, sipas ekspertëve, alergjia e veçantë e gruas vret spermatozoidet e bashkëshortit duke e bërë të pamundur çdo lloj inseminimi. Çdo tentativë e fekondimit nuk ka dhënë rezultat dhe në  fund, çifti është detyruar ti drejtohet adoptimit të një fëmije.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm