E enjte, 23 Janar, 2025
2.8 C
Skopje

Kapetanoviq e mori funksionin e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit për bashkëpunim rajonal

Amer Kapetanoviq sot e mori detyrën e tij si sekretar i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal (KBR), emërimit nga ana e ministrave të jashtëm të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL), më 12 qershor 2024 në Shkup.

Amer Kapetanoviq është diplomat i shquar me më shumë se dy dekada përvojë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bashkëpunimin rajonal.

Ai e falënderoi Majlinda Bregun, Goran Svillanoviqin dhe Hido Bishçeviqin, për, siç tha, tërë energjinë e tyre, njohuritë dhe përvojat e investuara në kahëzimin e KBR-së drejt suksesit.

Theksoi se do të përkushtohet në përforcimin e rezultateteve të orientuara drejt njerlzve – pa dallim nëse kjo është përmes avancimit të Tregut të përbashkët rajonal, sendërtim i Strategjisë 2030 për Evropën Juglindore (EJL2030), zhvillimit të Agjendës së gjelbër digjitale, mundësimit të të rinjve për të marrë pjesë në sjelljen e vendimeve, përmirësimin e mundësive për punësim apo përforcim të bashkëpunimit të sgurisë.

Kapetanoviq në këtë funksion e trashëgoi Majlinda Bregun, e cila kryesoi me KBR-në prej vitit 2019 deri në vitin 2024.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm