E martë, 13 Maj, 2025
17.1 C
Skopje

Amerikanët e pakënaqur po largohen drejt Europës

Kompanitë për zhvendosjen e amerikanëve dhe faqet e internetit që ndihmojnë njerëzit të emigrojnë thonë se, në çdo kohë të caktuar në vitet e fundit, një numër i konsiderueshëm amerikanësh kanë treguar interes për te braktisur atdheun, duke përmendur çështje që përfshijnë përçarjet politike dhe dhunën me armë

Nga Politico

Ndërsa mandati i dytë i Donald Trump kaloi 100 ditët, një numër në rritje amerikanësh po synojnë të shpërngulen në Evropë. Blaxit, një kompani që ndihmon amerikanët me ngjyrë të zhvendosen jashtë vendit, konstaton se numri i qytetareve qe duan te largohen eshte rritur me mbi 50 % pas zgjedhjeve ne SHBA. “Rizgjedhja e Trump ishte konfirmim se mora vendimin e duhur sepse këtë herë, elektorati zgjodhi ta rikthente atë pavarësisht të gjitha gjërave që dështuan në administratën e parë, pavarësisht trajtimit të dobët të pandemisë dhe kthimit të retorikës dhe përçarjes. Duke qene se rikthimi i dytë, është më keq se herën e parë ky vendim është i duhuri”, tha Chrishan Wright, themeluese e “Blaxit Global”.

Wright, me origjinë nga New, u zhvendos në Portugali dy vite më parë. “Mendoj se amerikanët ende po dynden drejt vendeve evropiane dhe veçanërisht Portugalisë”, tha Chrishan Wright, themeluese e “Blaxit Global”.

Doris Davis dhe Susie Bartlett një çift lezbikesh që jetojnë në New York City morën një vendim që i ndryshoi jetën për t’u zhvendosur jashtë vendit kur Trump fitoi mandatin e tij të dytë në Nëntor 2024. Çifti tha se kishin qenë të gatshëm t’i jepnin një shans Trumpit gjatë mandatit të tij të parë, por ishin ndjerë të frikësuar kur Kreu i Shtëpisë së Bardhë i dha fund një sërë politikash që synonin promovimin e barazisë racore dhe të drejtave për personat e komunitetit LGBTQ+. “Ne e duam këtë vend, por nuk e duam atë që është bërë tani. Nuk krenohem në asnjë mënyrë që përdor ndonjë nga frazat e Trump, por ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe do të thotë të rivendosim atë respekt që kemi për njëri-tjetrin dhe për botën, dhe të udhëheqim me dhembshuri dhe jo me hakmarrje”, tha Doris Davis, konsulente për arsimin.

Sipas Doris fitorja e dytë e Trump e shtyhu atë gjithnjë e më shumë që të merrte vendimin për t’u larguar.

“Kur identiteti juaj sulmohet, ekziston një ndjenjë personale, e dini, e zemërimit, frustrimit. Kur identiteti juaj përdoret edhe si një gur shahu politik, dhe kështu anëtarët e komunitetit LGBTQ, të cilët vetë po sulmohen nga një pjesë e identitetit të tyre, ndiejnë në mënyra të ndryshme se duhet të kundërsulmojnë”, tha Doris Davis, konsulente për arsimin. Ato kanë shfaqur interes për Portugalinë dhe Spanjën, të tërhequr nga stili i jetesës në Evropën Jugore dhe po shqyrtojnë një vizë nomade dixhitale. “Ne e konsideruam Italinë për njëfarë kohe sepse sigurisht që është një vend i bukur, ka njerëz të mrekullueshëm. Na ka pëlqyer të udhëtojmë atje, por politikisht ndoshta po anon paksa shumë nga e djathta tani. Spanja dhe Portugalia dukeshin më tërheqëse për ne, pasi klima politike përputhet më mirë me vlerat tona”, tha Susise Bartlettt, pensioniste.

Por amerikanët nuk kanë asnjë iluzion se Evropa do të jetë perfekte, pasi partitë populiste të krahut të djathtë po arrijnë fitore politike në të gjithë kontinentin, përfshirë Italinë.

Edhe pse situata politike në disa vende evropiane është “shqetësuese”, shumë amerikanë mbeten të interesuar të vijnë në kontinent pavarësisht kësaj. Vizat e nomadëve dixhitalë për punëtorët në distancë në vende si Portugalia, Spanja dhe Italia janë të njohura, vizat e daljes në pension, lejet e punës dhe vizat studentore janë gjithashtu shumë të kërkuara. Gjithashtu edhe Wendy Newman, një fotografe 57-vjeçare, u zhvendos në Londër me bashkëshortin e saj në vitin 2022. Ajo tha se ndjente se të drejtat e saj ishin më të sigurta në Britani, ku dëshiron të qëndrojë përgjithmonë.

“Jemi të lumtur që jemi këtu. Ndihemi më të sigurt. Ndihemi sikur të drejtat tona mbrohen më shumë në Mbretërinë e Bashkuar krahasuar me atë që mund të jenë në Shtetet e Bashkuara. Ne besojmë në demokraci”, tha Wendy Newman, fotografe.

57-vjeçarja shpreson që edhe vajza e saj, e cila ende jeton në SHBA, por po aplikon për universitet në Britani, mund të zhvendoset. “Është padyshim brenda planit tonë të qëndrojmë këtu përgjithmonë. Pra, kemi gati tre vjet që jemi këtu. Do të kalojë viti i pestë para se të mund të aplikojmë për leje qëndrimi të përhershme. Qëllimi ynë është të aplikojmë për shtetësi në mënyrë që të ruajmë dhe të mbajmë një shtetësi të dyfishtë”, Wendy Newman, fotografe. Thea Duncan, themeluese e biznesit me seli në Milano, “Doing Italy”, tregon se që nga zgjedhjet në SHBA ka marrë kërkesa pothuajse çdo ditë nga amerikanë të zakonshëm që duan informacion.

“Sasia e kërkesave është rritur padyshim. Në fakt, jam pak e befasuar se sa shumë është rritur. Italia është një vend që amerikanët ëndërrojnë, e duan dhe ka qenë kështu për vite me radhë. Dallimi që po shoh tani është se kam parë njerëz të thonë: ‘Kjo ishte diçka për të cilën kam ëndërruar, por është diçka që duhet ta bëj tani. Dhe kështu ata kanë kaluar nga të menduarit në vënien në praktikë”, tha Thea Duncan, themeluese e “Doing Italy”. Të dhënat qeveritare për vizat dhe shtetësinë, flasin per një numër në rritje të amerikanëve që po shqyrtojnë mundësinë e shpërnguljes në Evropë pas zgjedhjes së Trump, megjithëse shifrat mbeten mjaft të papërfillshme për një komb me 340 milionë banorë. Aplikimet nga amerikanët për pasaporta irlandeze ishin në nivelin e tyre më të lartë në një dekadë në dy muajt e parë të këtij viti. Këto aplikime në Janar dhe Shkurt prej gati 4,300 ishin rreth 60% më të larta se vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Departamenti i Punëve të Jashtme i Irlandës.

Në Francë, të dhënat qeveritare tregojnë se kërkesat për viza afatgjata nga amerikanët arritën në 2,383 në tre muajt e parë të vitit 2025, krahasuar me një total prej 1,980 gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Nga Janari deri në Mars, autoritetet franceze kanë dhënë 2.178 viza afatgjata krahasuar me 1.787 një vit më parë.

Edhe aplikimet për pasaporta në Mbretërinë e Bashkuar në tre muajt e fundit të vitit 2024 shënuan një rekord me 1.708 aplikime të paraqitura. Kompanitë për zhvendosjen e amerikanëve dhe faqet e internetit që ndihmojnë njerëzit të emigrojnë thonë se, në çdo kohë të caktuar në vitet e fundit, një numër i konsiderueshëm amerikanësh kanë treguar interes për te braktisur atdheun, duke përmendur çështje që përfshijnë përçarjet politike dhe dhunën me armë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm