Bleron Baraliu, analist i çështjeve politike që dikur mbronte me ngulm Lëvizjen Vetëvendosje, ka bërë një reagim të ashpër ndaj partisë së Kurtit. Baraliu ka kritikuar qasjen e këtij subjekti politik karshi një qëndrimi të Richard Grenell, të emëruarit të Donald Trump për Misione Speciale, i cili tha se Kurti nuk është i besueshëm për SHBA’në.
Baraliu ka thënë se Kurti duhet ta rregullojë me urgjencë raportin me Grenell. Pos tjerash, ka vënë në pikëpyetje patriotizmin e Kurtit.
“Një patriot i vërtetë, siç do duhej të ishte Albini, ( e nuk jam më fare i sigurtë se sa gram patriotizmi kanë ngelur e intelektuali brenda tij nuk është tretur nën vrullin demolues të narcisoizmit të vet), duhet ose të rregulloj me urgjencë raportin me Grenell ose të thjeshtë tërhiqet nga gara për pushtet. Kjo e dyta nuk kam dilemë është e paevitueshme për secilin patriot apo njeri me dy kokrra mend; kjo e para jam i bindur është lehtësisht e arritshme – por me inteligjencë, jo fanatizëm katunaresk e satira rron-xeniane”, ka thënë ndër të tjera Baraliu.(Insajderi.org)