“E kam thënë gjithmonë se më pëlqen të zbres në fushën e stërvitjes çdo ditë dhe nuk e kam marrë kurrë në konsideratë idenë që të stërvit njëq ekip kombëtar”, tha Ancelotti.
“Ndihem mirë këtu ku jam dhe jemi brenda objektivave tanë. Natyrisht që ka edhe luhatje, por kjo është pjesë e punës”, shtoi trajneri italian, një ndër më të mirët në histori.
Prej muajsh është përfolur se Ancelotti mund të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit, por ai ka mohuar gjithnjë. Te “los blancos” luajnë mjaft braziliane që e kanë ftuar të drejtojë amerikano-latinët.