E shtunë, 7 Shtator, 2024
27.8 C
Skopje

Angelina Jolie ndaloi këndimin pas kritikave të ish partnerit të saj

Aktorja e njohur, Angelina Jolie e ka parë si sfiduese këndimin te filmi “Maria”, pasi ajo nuk ka kënduar më pas kritikës nga ish partneri i saj

 

49-vjeçarja, e martuar më herët me to Johnny Lee Miller, Billy Bob Thornton dhe Brad Pitt – e ka pranuar se roli i saj si këngëtarja e operës Maria Callas ka qenë i vështirë pasi i është dashur ta tejkalojë frikën e shfaqjes së zërit të saj për publikun.

“Ishte një përvojë e vështirë sepse nuk këndoj. Kam pasur dikë në jetën time që nuk ishte i sjellshëm me mua sa i përket këndimit. Ishte një marrëdhënie në të cilën isha. Dhe kështu mendova më të vërtetë se nuk mund të këndoja”, ka thënë ajo, ka shkruar Female First.

Jolie ishte në një shkollë teatri, prandaj për të ka qenë i çuditshëm efekti që kjo ka pasur te ajo. Sipas saj, në një mënyrë i ishte adaptuar opinionit të këtij personi dhe për këtë arsye iu desh kohë për ta tejkaluar të kaluarën.

Aktorja ka falënderuar djemtë e saj që i ndihmuan dhe e mbështetën gjatë xhirimit të filmit.

“Isha shumë nervoz dhe kalova gati shtatë muaj duke u trajnuar. Djemtë e mi ishin atje për të më mbështetur në tejkalimin e kësaj frike”, ka thënë Jolie.

Artikuj të ngjajshëm