E diel, 9 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Antetokounmpo i jashtëzakonshëm, skuadra e Milwaukee fiton trofeun e NBA Cup

Skuadra e Milwaukee Bucks fitoi sot trofeun e NBA Cup, pas triumfit 97-81 në finale ndaj Oklahoma. Finalja e luajtur në Las Vegas u dominua dhe fitua nga skuadra e Bucks, që e fiton për herë të parë këtë turne.

Ky është edicioni i dytë i këtij eventi, që vjet u fitua nga Lakers. Ai që vendosi fitoren e skuadrës së Milwaukee ishte Giannis Antetokounmpo, që realizoi një “triple double”, me 26 pikë, 19 rebound e 10 asist.

Mirë u paraqit për Bucks edhe Damian Lillard me 23 pikë, ndërsa për Oklahomën nuk mjaftuan 21 pikët e Alexander Shai. Një sukses që rikthen disi buzëqeshjen te skuadra e Milwaukee, që nuk ka patur një kampionat fort të mirë.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm