Gjykata e Kasacionit në Egjipt e anuloi aktvendimin me vdekje ndaj presidentit të rrëzuar islamik, Muhamed Morsi në një nga procedurat gjyqësore të ngritura ndaj tij prej vitit 2013. Gjykata kërkoi sërish gjykim për Morsin për shkak të përzierjes në arratinë nga burgu dhe dhunës ndaj policëve gjatë përleshjeve në vitin 2011 në të cilat ishte hequr nga pushteti Hosni Mubaraku. Gjykim të ri do të ketë edhe për pesë të akuzuar të tjerë mes të cilëve edhe për liderin suprem të Vëllazërisë myslimane, Mohamed Badia.
Artikuj të ngjajshëm

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër