Kryetari i partisë E majta, Dimitar Apasiev në intervistën e tij për “Slloboden peçat” theksoi se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë gabim në këto zgjedhje.
“Mendoj se Ali Ahmeti ka bërë gabim serioz. Deri tani ka luajtur mirë me politikanët tanë. Gabimi është se 9 deputetë ua dha partnerëve të koalicionit. Humbi edhe një deputet gjatë rivotimit. Disa nga ata që i ka, do të blihen”, tha Apasiev.
“Është mirë për shtetin që BDI të shkojë në opozitë, por këta që vijnë janë edhe më të këqij”, tha Apasiev.