E premte, 8 Nëntor, 2024
-1.2 C
Skopje

Arrestimi i dhunshëm i Ilir Metës, reagon Policia e Shtetit: Ka fyer efektivët, arsyeja pse u nxor me forcë nga mjeti

Policia e Shtetit ka reaguar pas arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u ndalua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas njoftimit zyrtar, Policia ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për arrestimin e Metës, i cili akuzohet për korrupsion dhe krim të organizuar.

Policia sqaron se rreth orës 13:15, në zonën e Laprakës, në ‘Kthesën e Kamzës’, Meta po udhëtonte me një automjet drejt Tiranës.

Në këtë moment, forcat operacionale ndaluan automjetin dhe i komunikuan Metës vendimin për masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Në deklaratë thuhet se Meta ka kundërshtuar arrestimin, duke lëshuar fjalë fyese ndaj përfaqësuesve të Policisë dhe Drejtësisë.

“Policia e Shtetit nënvizon se përdorimi i forcës u bë i nevojshëm pas rezistencës aktive të Metës për të zbatuar vendimin e gjykatës.”

Nga ana tjetër, Partia e Lirisë ka kundërshtuar versionin zyrtar të ngjarjes, duke deklaruar se Meta është dhunuar gjatë arrestimit dhe është tërhequr zvarrë pa bërë rezistencë./Telegrafi/

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm