E martë, 3 Dhjetor, 2024
8.8 C
Skopje

Arrestohen një person nga Kavadari për kanosje

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se një person nga Kavadari, pas denoncimit se ka kërcënuar bashkëshorten dhe ka pasur sjellje agresive është privuar nga liria.

“Mbrëmë në ora 20:40, zyrtarët policorë të SP Kavadar kanë privuar nga liria 39 vjeçarin për shkak se në mënyrë agresive është sjell ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrave, ndërsa më herët nga bashkëshortja e tij është denoncuar se në shtëpi ka kërcënuar atë”, thonë nga MPB.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë adekuate.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm