E shtunë, 17 Maj, 2025
11.9 C
Skopje

Arrestohen tre shoferë nga Kumanova për vozitje nën ndikimin e alkoolit

Gjatë kontrollit në trafik, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë kanë arerstuar tre shoferë në rrethinën e Kumanovës, për shkak të drejtimit të aiutomjetit nën ndikimin e alkoolit.

“Sot (10.05.2025) në orën 01:30 në rrugën rajonale Kumanovë-Sv. Nikollë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë privuan nga liria N.M. (28) nga fshati Biljanovcë, rajoni i Kumanovës. Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh BMW me targa të Kumanovës, të drejtuar nga N.M. dhe pas marrjes së masave, u konstatua se i njëjti ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1,68 promilë alkool në gjak, pas së cilës menjëherë u largua nga trafiku dhe u ndalua në stacionin policor. Gjithashtu, sot (10.05.2025) në orën 01.55 në rrugën ‘Gjorçe Petrov’ në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë privuan nga liria V.K. (42) nga fshati Dobroshane, rajoni i Kumanovës. Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh tip ‘Golf’ me targa të Kumanovës, i drejtuar nga V.K. dhe pasi u morën masa, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, pra se kishte 1,69 promilë alkool në gjak, pas së cilës menjëherë u largua nga trafiku dhe u ndalua në stacionin policor. Sot (10.05.2025) rreth orës 03:00 në Bulevardin ‘Revolucioni i Tetorit’ në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë privuan nga liria B.D. (28) nga fshati Tabanoc, rajoni i Kumanovës. Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh tip ‘Golf’ me targa të Kumanovës, i drejtuar nga B.D. dhe pasi u morën masa, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, pra se kishte 1,56 promilë alkool në gjak, pas çka menjëherë u largua nga trafiku dhe u ndalua në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj këtyre personave do të ngrihen kallëzime penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – ‘drejtim i pakujdesshëm i automjetit’”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm