Tetovë, 3 janar – Të enjten mbrëma pas mesnate në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë kanë privuar nga liria personin B.N. (23) nga fshati Zhelinë.
Ai është raportuar nga një 37-vjeçar nga i njëjti fshat në Stacionin Policor në Grupçin, se të njëjtën ditë, B.N. kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale ndaj djalit të tij 11-vjeçar dhe kishte masturbuar para tij.
Raportuesi kishte gjetur personin B.N. në momentin kur kishte tentuar të kryejë marrëdhënie dhe e kishte sulmuar edhe fizikisht. B.N. është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes, kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.