E shtunë, 18 Janar, 2025
0.8 C
Skopje

Arrestohet dhe më pas lihet i lirë Despotovski

Jovan Despotovski, ish-drejtori i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike dhe anëtar i gjatëvjeçar i LSDM-së, është arrestuar nga Drejtoria e Policisë Financiare, ndërsa pasi është marrë në pyetje, i njëjti është lënë të mbrohet në liri.

Sipas informacioneve jozyrtare, arsyeja e ndalimit është përvetësimi i dyshuar i 2 milionë eurove që lidhen me TIRZ Strumicë dhe TIRZ Shtip.

Burimet thonë se do të kërkohet ngrirja e pronës së kompanisë që ka lidhje me rastin,

Despotovski ishte aktiv në media, veçanërisht gjatë zgjedhjeve parlamentare, dhe ishte kundërkandidat i Venko Filipçes për postin e liderit të LSDM-së.

Deri tani, autoritetet përkatëse nuk kanë dhënë informacione shtesë zyrtare.

“Sa i përket informacioneve që dolën në opinion për paraburgimin e supozuar, dua ta informoj opinionin se të gjitha pretendimet për një veprim të tillë janë të pasakta. Informacionet e publikuara nga një pjesë e mediave i konsideroj si keqinformim të qëllimshëm apo të paqëllimshëm të publikut. Aktualisht po marr të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë për të mbrojtur nderin dhe reputacionin tim”, ka shkruar Despotovski pas marrjes në pyetje në Prokurorinë Themelore në Shkup.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm