Pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë të enjten rreth orës 17:10, kanë arrestuar 30-vjeçaren M.I. nga Vrutoku i Gostivarit, e cila më parë ishte raportuar nga personi R.M. (81) nga Çellopeku i Tetovës se pranë sallës sportive në Tetovë, me përdorim të forcës, i ka marrë para, çelësat e automjetit dhe dokumentet personale. Përndryshe M.I., gjithashtu kërkohej me fletëarrest për mbajtjen e një dënimi me burg prej 2 vjetësh. E njëjta është ndaluar në Stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë edhe parashtresë përkatëse dhe menjëherë pas procedurave të kryera, ajo është dorëzuar në Institucionin Korrektues Penal “Idrizovë” në Shkup.
Arrestohet një 30 vjeçare, kërkohej me fletëarrest

Përzgjedhja e redaktorit
Historia e tre vajzave: Ligji më detyron të kryej marrëdhënie me burrin, edhe pse s’dua!
Aktivistët janë përpjekur të ndryshojnë ligjin prej vitesh, por ata thonë se janë kundër konservatorëve që argumentojnë se ndërhyrja e…
Hoxhallarët para politikanëve, besim i ulët në institucionet e shtetit (TABELA)
Shkup, 7 dhjetor - Besimi i qytetarëve tek institucionet kalon nga i ulët në të moderuar dhe nuk ka asnjë…
40 vjet në shërbim të Kubës, ja si spiunoi ish- diplomati amerikan për regjimin e Kastros
Historia e një prej infiltrimeve më afatgjata nga një agjent i huaj në qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës…