Të hënën mbrëma rreth orës 20:30 pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë, në rrugën “133” në Tetovë kanë arrestuar një të mitur nga Tetova, i cili është vërejtur duke u përpjekur që në mënyrë të paligjshme të marrë një veturë “Passat” me targa regjistrimi të Shkupit, me ç’rast ka dëmtuar edhe një automjet tjetër me targa të Tetovës, e cila ka qenë e parkuar aty pranë. Pak më vonë, tek i mituri është gjetur një veturë “ Opel Astra” me targa të Tetovës, e cila kishte qenë e vjedhur në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë. Vetura e gjetur iu kthye pronarit M.I.(63) nga Tetova dhe i mituri është mbajt në Stacionin Policor të Tetovës. Përndryshe, në orën 13:35 i mituri kishte qenë i raportuar nga nëna e tij 44-vjeçare se ai ishte larguar nga shtëpia.
Artikuj të ngjajshëm
