E shtunë, 9 Nëntor, 2024
0.8 C
Skopje

Arrestohet një shtetas i Kosovës në vendkalimin kufitar në Jazhincë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 40-vjeçar nga Kosova, që sipas tyre, kërkohej nga Interpoli i Austrisë

 

Me datë 20.10.2024 në ora 12:45 në vendkalimin kufitar Jazhincë, gjatë hyrjes në vendin tonë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin Z.K (40) nga Kosova pasi që gjatë kontrollit është konstatuar se i njëjti është regjistruar në masën “arrest” me kërkesë të Interpolit të Austrisë”.

“Ai ka tentuar të arratiset, por është ndaluar nga efektivët e policisë. I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë në SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm