Skuadra e Arsenal nuk po merret vetëm me merkaton e transferimeve dimërore, por edhe atë të verës. Sipas “Sky Sports”, objektivi i parë i “topçinjve” është mesfushori me tipare sulmuese i Brentford, Bryan Mbeumo.
Arsenal është në kërkim të përforcimeve për repartin ofensiv dhe Mbeumo duket se është një nga profilet ideale. 25-vjeçari kamerunas ka bërë përshtypje në Premier League këtë sezon, duke shënuar 13 gola në 20 ndeshje.
Mbeumo ka një kontratë me Brentford që zgjat deri në verën e vitit 2026, por klubi i Londrës perëndimore ka mundësinë ta zgjasë atë edhe për një vit tjetër. Kjo mund të përbëjë një pengesë për Arsenalin.
“Topçinjtë” duhet të bindin Brentford të lërë një nga lojtarët e tyre kryesorë të largohet. Për atë rol, ëndrra e vërtetë e Arsenal është një tjetër lojtar, Nico Williams i Athletic Bilbao.