Nëse gabon një herë, është thjesht gabim dhe i ndodh kujtdo. Nëse gabon dy herë, atëherë fajin gjeje te vetja. Këtë mendim kanë tek Arsenali për merkaton e sulmuesve dhe tashmë kanë ndryshuar mendje.
Edhe pse kanë dy vite që nuk luajnë me një sulmues qendre “race”, as në janar Arteta nuk bleu një të tillë. Dëmtimet e fundit tashmë e kanë bërë situatën më urgjente, me Havertz që ka humbur sezonin dhe me skuadrën që nuk ka një pykë të vërtetë.
Mediat britanike raportojnë se Arsenali ka një plan të befasishëm për merkaton e verës. Nuk do të blihet një sulmues qendre, por dy.
Vetëm kështu mund të fitohet Premier League dhe Arteta po mendon të sakrifikojë dy-tre lojtarë për të arritur tek objektivat që ka në mendje.