Pavarësisht se po bën një sezon të parë shumë të mirë në drejtimin e Arsenalit, trajneri Unai Emery ka kërkuar të tjera përforcime, në mënyrë që të renditet në katër më të mirat në fundin e sezonit në Premier League. Tekniku i “Topçinjve” i ka idetë e qarta për merkaton dhe emri i parë që ai dëshiron të transferojë në “Emirates” është beniamini i tij, Ever Banega, nga Sevilla. Sipas mediave spanjolle, mesfushori argjentinas ka një klauzolë largimi 20 milionë euro dhe Arsenali është gati ta paguajë që në muajin janar. Kujtojmë se Emery ka punuar me Banegan gjatë kohës që tekniku drejtonte Sevillan.