E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

Arsye sigurie, Shqipëri-Izrael luhet në “Elbasan Arena”

Shqipëri- Izrael do të luhet në Elbasan Arena. Ndryshim i papritur i programit për zhvillimin e ndeshjes së kësaj të shtune për kuqezinjtë që ishte programuar më parë për tu luajtur në “Loro Boriçi”. Takimi do të zhvendoset në impiantin e Elbasanit për arsye që kanë të bëjnë me sigurinë e ekipit mik.

Fillimisht ishte Uefa që në faqen e saj zyrtare në agjendën e ndeshjeve të raundit të katërt publikoi si vend zhvillimi të ndeshjes Shqipëri – Izrael Elbasan Arenën. Ky ndryshim i dedikohet kryesisht çështjes së sigurisë së delegacionit të skuadrës së Izraelit që përbën një rast specifik të çështjes së sigurisë për motive të njohura të gjeopolitikës në Lindjen e Mesme, madje në të kaluarën nuk kanë munguar edhe tragjedi të vërteta siç ishte rasti i sulmeve në Lojërat Olimpik te Munih 1972.

Në këtë situatë edhe masat parandaluese për udhëtimet e delegacioneve sportive të Izraelit janë shpesh më të sofistikuara. Pak ditë më parë në Shkodër ka pasur arrestime të 4 personave që dyshohet se ishin duke planifikuar akte terroriste, me media të ndryshme që duke cituar burime të prokurorisë bëjnë të ditur se sinjalizimi për këtë çështje është kryer pikërisht nga shërbimi sekret izraelit. Për sa i përket sigurisë, Elbasan Arena ka kaluar prova të rëndësishme siç ishte ajo e ndeshjes me Serbinë dhe në këtë mënyrë do të jetë impianti i qytetit të Shqipërisë së Mesme vendi ku do të luhet Shqipëri Izrael.

Ndryshimi i programit shtron një tjetër problematikë për Federatës Shqiptare të Futbollit, atë të biletave që janë shitur për ndeshjen në “Loro Borici”, çështje që kërkon tani një zgjidhje të shpejtë. (Supersport)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm